Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Dhjetor 2022, 22:10

Banorja e re e BBV2 incident me fustanin, Arbana i tërheq vëmendjen

Këngëtarja nga Kosova, Ariana, e njohur me emrin e artit Ari Blue është banorja më e re që i është bashkuar shtëpisë së "Big Brother VIP 2". Ari u shpreh e emocionuar për këtë eksperiencë dhe e habiti Arbanën me paraqitjen e saj.

Këngëtarja u shfaq shumë ekstravagante me një fustan të kuq dhe një model flokësh të veçantë. Por në një moment, ajo pati një incident me fustanin, i cili tregoi më shumë se ç'duhet dhe Arbana i tërhoqi vëmendjen të ketë kujdes.

"Kujdes fustanin", i tha Arbana.