Krist Aliaj Dragot, djali i artistit Robert Aliaj është banori i dytë që i bashkohet "Big Brother VIP 2". Kristi u shpreh me vetëbesim se do arrijë t'ja dalë të përshtatet me banorët, të cilët të gjithë kanë jetuar në Shqipëri ndërsa ai prej vitesh jeton jashtë.

"Do e përballoj absolutisht. Sfida do ketë se shoqëria nuk është njësoj dhe ka shumë gjëra që nuk korrespondojnë me jetën time atje dhe jetën time këtu, por do ja dal", tha Kristi ndërsa në klip tregoi se gjëja që urren më shumë është larja e enëve.

Arbana i tregoi se brenda në shtëpi ndodhet dhe një banore tjetër, që është Olta Gixhari, e cila gjithashtu urren larjen e enëve.
