Të gjithë e kujtojmë kohën kur modelja Aurela Hoxha dhe fotografi i njohur Endrit Mërtiri ishin të pandarë. Ata ndodheshin në çdo event bashkë, madje të gjitha fotot profesionale të Aurelës i bënte përherë Endriti.

Por prej disa kohësh është vënë re se dyshja nuk shoqërohen më bashkë. Ata kanë shumë muaj që nuk postojnë më foto me njëri-tjetrin.

Për këtë arsye kanë nisur edhe dyshimet se mes dy miqve të cilët dikur e konsideronin njëri- tjetrin si motër e vëlla, nuk janë më miq dhe kjo gjë është përforcuar edhe më shumë pasi Aurela nuk e uroi Endritin për ditëlindjen e tij.

Fotografi ka festuar ditëlindjen e tij me një festë ku kanë qenë të ftuar gjithë miqtë, por ajo që u vu re ishte se Aurela as nuk ishte prezente dhe as nuk ka bërë ndonjë postim ku ta uronte mikun e saj, siç ka bërë herët e tjera.
Ndërkohë për këto lajme asnjëri nga ata të dy nuk ka reaguar.


