Gent Pjetri i njohur si "doktori" i emisionit "Fiks fare" ishte së fundmi i ftuar në emisionin "Kafe Shqeto" ku zbuloi se është i birësuar. Ky rrëfim erdhi pasi komediani i ri Uljad Bërdica bëri të njëjtën deklaratë.

Genti tha se për të nuk ekzistojnë prindër të tjerë, përpos atyre që e kanë rritur.

"Edhe unë jam i birësuar si ti dhe për mua prindërit e vërtetë janë ata që më kanë rritur dhe nuk ekzsiton asnjë tjetër përveç atyre. Ky është një rrëfim që nuk ja kam thënë njeriu dhe tani është hera e parë që e bëj publik", u shpreh ai.

