Menjëherë pasi gjyshja e Besit, Ija, ka hapur instagram, ka filluar të jetë shumë aktive me postimet dhe komentet të cilat kanë shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit dhe fansat e saj që po rriten çdo ditë e më shumë.

Mesa duket për hapjen e Instagramit, ajo pret edhe urime dhe këtë gjë e ka bërë të ditur aktori i njohur Bes Kallaku, i cili ka shpërndarë pak moment më parë një video ku shfaqet Ija dhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Besi ka treguar me humor se një nga personat që ka ardhur të urojë Ijen për hapje e Instagramit ishte edhe Presidenti Ilir Meta. Në ato moment Ija ka falënderuar të gjithë ndjekësit e saj dhe i ka bërë disa kërkesa Presidentit.

“Presidentit i them meqë po ikën në Kroaci, më merr mua si zonjë të parë meqë Monikën se ke, më merr mu” është shprehur ajo.

Kjo kërkesë e saj ka shkaktuar shumë të qeshura tek Besi dhe Presidenti Ilir Meta, i cili shihet teksa konsumon bukë, domate dhe raki.

“Nami o vlla nami tu pritë vizita veç se ka hap instagram” ka shkruar Besi në postimin e tij.
Ndërsa Presidenti Meta është shprehur se nuk mund të nisësh për në Rinas, pa kaluar një herë nga Ija e Besit.
Ndiqni videon.



