Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Dhjetor 2022, 14:02

Reagon dirigjenti i Elsa Lilës: Drejtësia duhet të hetojë këtë fatkeqësi

Elsa Lila fitoi çmimin e parë të jurisë në Festivalin e Këngës, por përfaqësimin në Eurovizion e fitoi Albina Kelmendi dhe familja e saj. Dirigjenti i këngës së Elsa Lilës, Enricco Melozzi ka reguar pasi ajo nuk do përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion. Përmes një postimi në Instagram, ai ngre disa pyetje në formë akuze ndaj festivalit.

Dirigjenti shpreson që të vendoset drejtësia dhe të respektohen të gjitha rregullat.

Statusi i dirigjentit: "Elsa Lila triumfon në Festivaline  Këngës Rtsh me një këngë fantastike, harmonikisht komplekse dhe të sofistikuar dhe ky është një lajm i mirë për Shqipërinë. Por fatkeqësisht është një fitore e hidhur, sepse kam shumë dyshime se kush dhe si u shpërblye bileta e Eurovizionit. Pyes veten: a është e mundur që një artist të propozojë dhe të regjistrohet si solist, me një emër që botohet në të gjitha gazetat e botës dhe pastaj të paraqitet si grup, qoftë edhe me një emër tjetër?? A ka mundësi që ky grup të mos paraqitet në prova dhe të zbulohet vetëm në para-gjeneral, madje duke shkaktuar probleme teknike pasi askush nuk dinte për praninë e një grupi vocal dhe nuk ishin siguruar mikrofonat e nevojshëm? A ka mundësi që grupi në fjalë të paguajë 5000 euro mikrofonat duke i sjellë nga shtëpia? A është e mundur të ketë një bis në skenën e një konkursi sepse publiku (i ardhur nga Kosova në kurriz të grupit vocal në fjalë!!!) duartroket dhe vërtet duke harruar çdo rregull të fairplay? Të gjithë e dimë që disa vite më parënjë këngëtare u skualifikua për të përmendur thjesht refrenin, për të njëjtën arsye. Por mbi të gjitha: a është e mundur që Eurovizion t’u jepet atyre që arrijnë të marrin më shumë karta telefonike për të votuar? Dhe shumë pyetje të tjera më vijnë nga thellësia e hidhërimit tim. Shpresoj se këtyre pyetjeve do t’u përgjigjet drejtësia që do të hetojë këtë fatkeqësi dhe që lejoi të ndodhë e gjithë kjo, pa kontroll dhe respekt minimal për karrierën e atyre që në vend të kësaj luajtën duke respektuar të gjitha rregullat, duke demonstruar se arroganca dhe injoranca mbizotëronte mbi bukurinë dhe kulturën. Firmato Enrico Melozzi"