Getinjo dhe Vivien u përplasën ashpër me njëri-tjetrin ditën e djeshme. Reperi i kërkoi Vivienit të largohej nga krevati i tij sepse nuk donte të flinte më me të.

"Po jo pra se s'ka ashtu, iher hajde këtu te krevati im, iher ik tani, ca të dukem unë ty? Me kë po më ngatërron? Shko, lëviz, unë nuk e ndryshoj krevatin sa herë të ndryshosh ti mendje. Gjej krevat tjetër po deshe", i tha Vivien.

Ajo shpërtheu në lot pas zënkës, mirëpo së fundmi gjërat mes dyshes janë rregulluar. Getinjo dhe Vivien janë sqaruar me njëri-tjetrin. Reperi është penduar dhe ka tentuar ta marrë me të mira duke i dhuruar puthje në faqe e përqafime.
View this post on Instagram
