Partneri i Elhaidës në DWTS nuk është emër i panjohur për publikun. Ledian Agalliu më parë është komentuar shumë për lidhjen e tij me një vajzë tepër bukuroshe bjonde, Ditjona. Çifti e kishin bërë lidhjen publike pasi postonin shpesh në rrjete sociale dhe kishin 7 vite së bashku.

Mirëpo në fillim të këtij muaji u raportua se Lediani dhe Ditjona ishin ndarë. “Kryefjala.com” zbuloi se dyshja nuk ishin më bashkë dhe kishin fshirë të gjitha fotot me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Tani Lediani ka nisur një histori të re dashurie që u zbulua mbrëmjen e djeshme. Gjatë kërcimit me Elhaidën në fund arritën një moment kulminant duke dhënë një puthje pasionante.

“Ne e dinim që diçka e tillë po kuptohej nga java në javë, po kuptohej nga publiku, nga produksioni, nga konkurrentët e tjerë. Është diçka kaq e shenjtë, kaq e bukur dhe delikate që ne do donim shumë ta mbanim për veten tonë akoma. Ndamë me publikun atë që ndodhi donte (puthjen), por jo më gjatë. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme dhe ne jemi shumë të lumtur”, tha Elhaida.




