Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Dhjetor 2022, 11:11

Në vigjilje Krishtlindjesh, vijnë në jetë trinjakë në Shkodër

Një lajm i bukur vjen nga Spitali i Shkodrës këtë vigjilje Krishlindjesh. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se familja Vata është shtuar me trinjakë. Ata kanë ardhur në jetë të shëndetshëm.

“Vigjilje e bukur Krishtlindjesh në Shkodër me ardhjen në jetë të trinjakëve Lea, Danjel dhe Sindi që kanë lumturuar familjen Vata dhe të gjithë stafin mjekësor të Spitalit Rajonal Shkodër, të cilët u kujdesën që të vegjlit të jenë shëndosh e mirë. Jetë Të Gjatë”, ka shkruar Manastirliu.