Nga Shqipëria / E Enjte 11 Janar 2018, 13:01

Majlinda Bregu rrëfen 'përplasjen' që pati me vajzën për një foto në instagram

Majlinda Bregu ka qenë ditën e djeshme e ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’ ku ndër të tjera ka folur edhe për marrëdhënien e saj me vajzën Kejda, e cila prej kohësh ndodhet në Bruksel me studime.

Ky fakt ka bërë që Kejda shpesh herë të jetë në vëmendjen e mediave dhe kjo gjë ka shkaktuar jo pak herë debate mes saj dhe vajzës.

Madje ish-deputetja rrëfen edhe një moment kur është “përplasur” me të bijën për këtë fakt.

“Një ditë ma mbylli gojën. Kishte publikuar një foto duke ecur rrugës dhe portalet shkruanin se bën shoping. Unë që flas me të dhe i them nuk gjeje dot një vend tjetër për të kaluar? Po aty e kapa që thashë një budallallëk. Ndërsa Kejda më tha pse kërkon të më kushtëzosh lirinë. Aty i thashë vetes qetësohu. Por më shqetësojnë lajmet e portaleve”, tha Bregu.