Është ndarë nga jeta reperi amerikan Big Scarr. Vdekja e reperit 22-vjeçar, emri i plotë i të cilit është Alexander Woods u konfirmua nga reperi Gucci Mane. Ka pasur raportime për një mbidozë të mundshme të drogës.

Reperi tashmë kishte arritur të krijonte një bazë të madhe fansash.

Pasi publikoi këngën e tij të parë ‘Make a Play’, Scarr vendosi t’i bashkohej 1017 Records në 2020, duke publikuar një tjetër këngë një vit më vonë.
Scarr kishte njoftuar më parë në mediat sociale se biletat për turneun e tij Key Glock Glockoma tashmë ishin në shitje. Turneu ishte planifikuar të zhvillohej nga marsi deri në prill të vitit të ardhshëm.

