Bes Kallaku e ka treguar përherë lidhjen unike që ka me gjyshen e tij Ijen, e cila fal postimeve të ndryshme që aktori ka bërë në adresat e tij është bërë shumë e njohur për publikun shqiptar.

Prej kohësh Besi kishte lajmëruar se së shpejti edhe Ija do bëhesh me një adresë Instagrami dhe mesa duket kjo ditë erdhi, pasi tashmë gjyshja me e famshme ne Shqipëri, ka adresën e saj private.

Këtë gjë e ka bërë të ditur së pari Besi e më pas Xhensila të cilët i shpërndan edhe emrin, në mënyrë që Ija të merrte sa më shumë ndjekës.

““Të dashur miq sot Ija më njoftoi se paska hap Instagram. Ju lutem shumë bëjini follow se kush e duro 100 herë në tel aman. Aahhahaha ja honksha zemren” është shprehur aktori në postimin e tij.
Kjo gjë ka ngritur kureshtjen e të gjithëve dhe të shumtë ishin ata që vizituan faqen e Ijes dhe u shkrin nga fotot dhe përshkrimet që ajo kishte bërë.

Një tjetër postim që ngriti shumë humor mes ndjekësish ishte dhe një bisedë mes Besit dhe gjyshes së tij, e cila pas çdo fjalie shkruante “Send” (dërgo) në vend që të shtypte butonin send.
Ka mjaftuar kjo që ndjekësit të shpërthejnë në të qeshura dhe të shumtë kanë qenë ata që nuk kanë nguruar dhe i kanë bërë menjëherë follow. Ija sot numëron plotë 34.5 K ndjekës.


