Një 16-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e së enjtes në Tetovë, në rrjedhën e lumit Shkumbin. Mësohet se ai është vrarë me sende të forta nga e dashura e tij shqiptare MV, 17 vjeç.
17-vjeçarja ka pranuar krimin e rëndë dhe ndodhet në paraburgim.
Si u vra adoleshenti
Pas përplasjes verbale mes dy të rinjve në makinë tek vendi i quajtur “Banja” e reja ka goditur viktimën me një mjet fortë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Më pas e ka hedhur në lumin Shkumbin, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit. Ngjarja ka ndodhur më 21 dhjetor, në rrugën e Banjave të Tetovës, në periferi të qytetit.
Burimi: Abc News
