Besoj se të gjithë e mbani mend çiftin simpatik, Katerina dhe Lupçe, të cilët ishin një nga çiftet finaliste të këtij edicioni të Big Brother 9, ku ndër të tjera spikatën për lidhjen e tyre të fort dhe dashurin e sinqertë.

Por pas mbarimit të spektaklit ata ndryshe nga disa nga banorët e tjerët të cilët ruajtën raportin e tyre me mediat dhe kanë qenë shpesh pjesë e lajmeve të ndryshme, Katerina dhe Lupçe nuk u dukën më duke vazhduar jetën e tyre të mëparshme.

Sot ata ishin të ftuar në emisionin 'Pop Culute', ku dhe kanë treguar diçka më shumë nga jeta e tyre pas daljes nga shtëpia e BB. Ndër të tjera Lupçe ka treguar edhe për raportin që ka me disa nga ish banoret e tjerë, ku dhe ka mohuar fjalët që ai dhe Fjorentina nuk flasin më.

Ndërsa për planet e së ardhmes ka folur Katerina, e cila ka treguar se tani po vazhdon shkollës për tu bërë instruktore palestre, dhe se në të ardhmen dëshiron shumë që të bëhet pjesë e Akademisë së Rendit.
“Pas shkollës mendoj të futem tek Akademia e Rendit”, tregon ajo.


