Nga Shqipëria / E Enjte 22 Dhjetor 2022, 18:06

Bora Zemanin apo Arbana Osmanin? Eno Popi bën zgjedhjen e tij

Eno Popi ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në "Goca dhe Gra" ku një ndër pyetjet që iu bë nga moderatorja Armina Mevlani ishte se kë do zgjidhte mes Arbana Osmanit me Bora Zemanit.

“Janë disa gjëra që janë të dukshme. Me një njeri që edhe vitet flasin edhe pyetja ndonjëherë nuk bën sens”, tha Eno, duke lënë të kuptohej qartësisht se zgjedhja e tij është Arbana.

Megjithatë ai u shpreh shumë i lumtur për bashkëpunimin e tij me Borën. “Bora është një vajzë me të cilën thjesht kisha një njohja rastësore, pikat e takimit kanë qenë shumë të rralla. Kam gjetur një njeri shumë bashkëpunues, shumë mirëkuptues, e cila praktikisht është shumë e qartë në gjërat që bën. Ku ka më mirë se të gjesh dikë që është i qartë me vete”, tha Eno.