Edhe pse shumë herë u përfol se këngëtarja Nora dhe Roberti kanë qenë në një krizë me marrëdhënien e tyre, ata kanë treguar vazhdimisht se diçka e tillë nuk është aspak e vërtet dhe se po shijojnë martesën e tyre, së bashku me vajzën e vogël Renee.

Ata kanë vendosur që këto ditë dimri, ti kalojnë në një destinacion shumë të bukur me borë dhe nuk kanë ngurruar që këtë gjë ta ndajnë me ndjekësit.

Ndërsa Roberti shpesh herë poston moment me vajzën e tij, sot ka qenë Nora ajo që e ka bërë këtë gjë, duke publikuar një foto shumë të bukur mes babait dhe vajzës.

Nora ka postuar foton e Robertit teksa puth Renee-n. Kjo është fotoja më e ëmbël e tyre, ose siç i shkruan Nora, ata janë si loçka.


