Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Dhjetor 2022, 21:09

'Nuk ka nevojë, por bën tre punë', Stresit nuk i ndahet shpirti nga ish-gruaja e tij

Stresi ka folur sërish për ish-gruan e tij, Keisin, gjatë një bisede me banorët e “Big Brother VIP Kosova”. Mes të tjerash reperi është shprehur se brenda vetes ka ende shkëndija për një rikthim mes tyre.

Ai ka treguar se ndonëse nuk ka nevojë, Keisi bën tre punë.

“Ajo i bën tre punë aktualisht nëse nuk e di, tre punë, ndonëse një çikë si ajo nuk ka nevojë të punojë asnjë ditë”, ka thënë Stresi.