Një nga lajmet që ka bërë xhiron e mediave ditën e sotme ka qenë dhe largimi i reperëve Mozzik dhe Getinjo nga On record. Ky largim u shoqërua me shumë polemika nga ana e dy vëllezërve dhe menaxheri të këtij labeli.

Në një status më herët Mozzik dhe Getinjo kanë treguar arsyet e tyre të largimit dhe kanë lajmëruar fansat se këngët e tyre ishin fshirë të gjitha nga Youtube. Ai madje ka shkruar se famën e tij e ka bërë fal talentit që ai dhe i vëllai kanë dhe se labeli OnRecord ka bërë thjesht punën e tij me dy djemtë.
Por pas kësaj deklarate ka qenë i menjëhershëm reagimi i menaxherit Mehmet Elshani i cili ka paralajmëruar se të gjithë ata që do luajnë muzikën e dy reperëve do të ndiqen penalisht.

"Dhe të gjitha këto ju ranë në mend sot pas 3-4 viteve punë dhe investim në ju? Pasi talentin e paskeni të lindur pse erdhët tek ne dhe nënshkruat një kontratë të cilën e keni lexuar dhe e keni nënshkruar me dëshirë dhe vullnet të lirë, pasi fituar emër në kurriz të punës sonë nuk po ju përmbaheni?
Ju keni mundur të vazhdoni pa ne që nga fillimi, pse nuk e bëtë “talenta” po erdhët tek ne duke na u lutur tek dera me dhjetra herë? Janë fjalët e juaja “MË NXORRË NGA
LLAÇI DHE MË BËN DIAMANT…ERDHA ME DY EURO NË XHEP DHE MË HAPËN DERËN”, po si mos t’jem krenar me punën dhe suksesin tim, ka logjikë kjo fjalë?
Asnjë artist s’është larguar nga ne në këtë mënyrë siç e bëtë ju në mënyrë të njëanshme dhe për këtë po e them publikisht që do të përballemi në gjyq, po është e vërtet që ka qenë obligim i joni të investojmë në ju sipas kontratës së nënshkruar të cilën e kam bërë, po e vërtet është gjithashtu që ju keni një kontratë të nënshkruar dhe keni obligime ndaj kompanisë edhe për shumë vite të tjera.
Kjo është e vërteta dhe e gjitha do zgjidhet në organet gjyqësore. Dhe njoftojmë opinionin e gjerë se ligjërisht ata nuk janë të larguar nga On Records pasi që kanë një kontratë profesionale me ne dhe mbajnë të gjitha të drejtat e çdo projekti dhe imazhi të tyre. Projektet janë pronë e jona dhe lançimi në rrjetet radiotelevizive, clube apo evente të tjera pa lejen tonë do të ndiqen penalisht nga organet e drejtësisë.
Nuk jeni të parët që veproni në këtë mënyrë në Kosovë, por ka ardhur koha të funksionoi ligji dhe t'i vetëdijsoi puntorët që duhet respektuar vendi punës dhe nuk bëhesh pronar në firmën e dikujt tjetër", shkruan Mehmet Elshani.



