Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Dhjetor 2022, 15:03

Sa është rritur, vajza e Elsa Lilës shfaqet për herë të parë në publik

Elsa Lila është rikthyer në skenën e “Festivalit 61 të Këngës në RTSH” duke marrë pjesë këtë vit me këngën "Evita", e kompozuar nga vetë ajo. Këngën Elsa ia dedikon vajzës së saj, e cila quhet Evita. 

Për disa sekonda kamera e fokusoi të bijën e këngëtares e cila ishte rritur shumë. Ajo tashmë është 12 vjeçe dhe mund të vihet re ngjashmëria e madhe që ka me Elsën. 

Elsa është munduar që vajzën e saj ta mbajë gjithmonë larg vëmendjes së publikut.