Edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka prezantuar të gjithë artistët që konkurrojnë këte vit në festival, mes tyre artistë të afirmuar dhe artistë të rinj. Ndryshe nga vitet e kaluar, Festivali i 61-të i Këngës në RTSH vjen me një risi lidhur me këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, fituesi i së cilës do të zgjidhet me votat e publikut.
