Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Dhjetor 2022, 11:11

'Mos harroni të fshini këmbët kur të hyni', lokali francez gjest të turpshëm me fanellën e Messit

Në pronar lokali në Francë, në hyrje të biznesit të tij ka vendosur një tabelë ku ka shkruar: “Mos harroni të fshini këmbët kur të hyni”, dhe poshtë ndodhet fanella e Leo Messit me PSG-në.

Kjo është në fakt një mënyrë e çmendur për “hakmarrje” ndaj yllit argjentinas. Duket qartë se aty janë fshirë shumë këpucë, pasi dhe fanella e bardhë nuk duket më si e tillë.