Nga Shqipëria / E Martë 20 Dhjetor 2022, 22:10

Elsa Lila rikthehet pas 25 vitesh në Festivalin e RTSH

Elsa Lila është rikthyer sonte në "Festivalin e Këngës" në RTSH për të konkurruar pas 25 vitesh që kur fitoi çmimin e parë në festivalin e vitit 1997.

Lajmi se këngëtarja do të rikthehej në këtë skenë ka qarkulluar prej javësh e më në fund Elsa në natën e dytë të festivalit ka prezantuar këngën e saj me titull "Evita".

Këngën Elsa ia kushton të bijës, e cila quhet Evita.