Nga Shqipëria / E Martë 20 Dhjetor 2022, 01:01

'Doja të fundosesha prej kësaj bote', Xhuli rrëfen historinë e videos intime që iu publikua

12 vite më parë ish-Miss Kosova, Xhuli Nura, u tërhoq nga ekrani pas publikimit të një videoje intime nga ish-partneri. Së fundmi ajo është rikthyer dhe është pjesë e "Big Brother VIP Kosova". Mbrëmjen e të hënës Xhuli ka rrëfyer historinë e videos intime që u publikua dhe mes lotësh ka treguar se në ato çaste ka menduar më të keqen.

“Ato momente doja të hapeshe toka dhe të shkoja, doja të fundosesha prej kësaj bote. Çdo mund i joti fshihet me një gjë kaq të vogël, me një video 30 sekonda ku një vajzë zhvishet për të dashurin e vet, që është shumë normale. Por nuk është normale me u shantazhu me lekë. Kam mendu a ja vlen me jetu? Me i lënë ëndrrat e mia prapa? E dija që do i shkaktoja prindërve edhe një hall më të madh. Opsioni i dytë ishte ta përballoja këtë problem kaq të madh dhe të vazhdoja përpara", u shpreh Xhuli.