Nga Shqipëria / E Martë 20 Dhjetor 2022, 00:12

Paskemi dasmë, këngëtarja shqiptare martohet në 2023

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Leonora Jakupi ka lënë të nënkuptohet se do të martohet vitin e ardhshëm. Në një intervistë në emisionin “Favoriti i Botërorit”, Leonora pranoi se është në një lidhje.

Këngëtarja u pyet nëse dasma e saj do të mbahet vitin e ardhshëm dhe ajo u përgjigj: "Se di a do ketë dasmë, por po them po".

Leonora Jakupi është prej vitesh në një lidhje me një biznesmen, lidhje të cilën nuk ka dashur ta bëjë publike.