Nga Shqipëria / E Martë 20 Dhjetor 2022, 00:12

Zbulohen tre finalistet e 'Dance Albania'

Adelina Tahiri u rendit e para finaliste e "Dance Albania". Melisa u rendit në  vendin e dytë, e ndjekur nga Cindy dhe Orgesa.

Dy vajzat u përballën në kërcimin e mbrëmjes me kolonën zanore të “Time of my life”. Unanimisht, juria zgjodhi konkurrenten finaliste të “Dance Albania”, në një vendim të shqiptuar nga kryetari Ilir Shaqiri.

“Shumë e vështirë. Dy figura që kanë nderuar këtë skenë, kanë nderuar veten e tyre, komplimente nga zemra Orgesës për figurën që ke treguar, por mendoj që është e drejtë që sfidën ta vazhdojë Cindy”, tha Shaqiri.