Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Janar 2018, 16:04

Reagon Kiara Tito, tregon të vërtetën për lidhjen me Butrint Imerin dhe emisionin e ri në TV Klan

Prezantuesja Kiara Tito ka qenë ditët e fundit në vëmendje të mediave për shkak se u përfol se ajo dhe këngëtari i njohur Butrint Imerin janë në një lidhje. Madje dje u bë e ditur se ajo do të jetë prezantuesja e një formati të ri, që do fillojë së shpejti në Tv Klan, duke zyrtarizuar në këtë mënyrë largimin e saj përfundimtar nga Top Channel, ku një vit më parë prezantoi emisionin Select.

Në një prononcim për Intv.al, Kiara, ka reaguar mbi lajmet e ndryshme për lidhjen me Butrintin dhe ka treguar diçka më shumë për emisionin e ri që  në qendër do ketë operacionet plastike.

“Me Butrinti kam një miqësi qe ka nisur ne televizion. Nuk ka asgjë me shume”-thotë Kiara.

Ndërsa më vonë ka folur dhe për emisionin e ri.

“Do të doja të korrigjoja vetëm një detaj sa i takon këtij formati televiziv. Ne nuk bashkëpunojmë vetëm me një kirurg plastik por kemi bashkëpunime me disa klinika të njohura të kirurgjisë plastike dhe një grup kirurgësh plastikë. Për vetë llojin e formatit, bashkëpunimi lë hapësira për të gjithë specialistët e kirurgjisë plastikë. Theksoj janë specialistë të kirurgjisë plastike me një përvojë ndërkombëtare”  është shprehur ajo.

Më pas moderatorja ka treguar dhe se ky emision është një autorësi e televizionit Klan dhe se mbanë firmën e gazetares Elda Laze. Kiara është shprehur shumë e emocionuar që do të jetë prezantuesja e këtij formati dhe është ndjerë shumë e vlerësuar që kanë zgjedhur pikërisht atë për ta prezantuar.

“Ndihem shumë e vlerësuar dhe nga ana tjetër ndiej një përgjegjësi të madhe për vetë seriozitetin që ka ky projekt. “Projekti është në fazat fillestare ndaj publiku duhet të presë  deri në shfaqjen e tij”-përfundon Kiara Tito.