Nga Shqipëria / E Hënë 19 Dhjetor 2022, 21:09

Ermal Mamaqi mban premtimin dhe rikthen Amin në skenë me një vals

Ermal Mamaqi e ka mbajtur fjalën pasi tha javën e kaluar se do të kërcente me Amin në “Dance Albania”. Në gjysmëfinalen e spektaklit të kërcimit, Amarda Toska, një nga prezantueset më të dashura për publikun u rikthye në skenë për një kërcim magjik krah bashkëshortit. 

Çifti kërceu nën ritmet e këngës "You're beautiful" nga James Blunt. 

Performanca e tyre u mbyll me një puthje.