Nga Shqipëria / E Hënë 19 Dhjetor 2022, 16:04

Humbi trofeun e Kupës së Botës, Mbappe: Do të rikthehemi

Edhe pse nuk fitoi trofeun e dytë radhazi të Kupës së Botës, Kylian Mbappe bëri një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Argjentinës, duke shënuar tre gola dhe gjatë ekzekutimeve të penalltive, ai nuk gaboi.

Mbappe gjithashtu është lojtari i dytë që shënon tre gola në një finale të Kupës së Botës, pas anglezit Geoff Hurs në vitin 1966. Pas finales, golashënuesi më i mirë i Katarit me 8 gola, ka reaguar me një postim në rrjete sociale ku shkruan: "Ne do të rikthehemi".