Fifi është kthyer në një nga këngëtaret më të përfolura që pas pjesëmarrjes së saj në ‘Kënga Magjike’, ku kënga e saj ‘Zhurmë’ ishte një nga pretendentet për fitore dhe mori shumë klikime në Youtube.

Ajo më shumë ka qenë e përfolur për jetën e saj profesionale duke qenë se jetën personale preferon ta mbajë larg publikut.

Por në një intervistë të fundit në ‘Prive’ në rubrikën 60-sekondëshe, ajo ka zbuluar diçka shumë personale.

Kur i kanë bërë një pyetje për seksin këngëtarja ka pranuar publikisht se është e virgjër.
"Deri sa herë ke mundur të bësh seks brenda natës?", ishte pyetja e gazetares ndërsa Fiti mbuloi fytyrën me flokë e më pas u përgjigj: "E virgjër jam".



