Marini dhe Matolale ishin mbrëmjen e djeshme të ftuar në emisionin “Zemër Luana”. Gjatë lojës “Paintball”, reperët u pyetën “Cili artist mendoni se bën zhurmë kot?” dhe “Cilin artist e keni menduar si mik por ua ka futur pas shpine?”.
Si Matolale, ashtu dhe Marini qëlluan drejt Noizyt por aq shumë herë sa fotoja u shkatërrua dhe ra nga vendi ku ishte vendosur.
Kjo ka nxitur reagimin e vetë reperit. Me anë të një statusi në rrjete sociale, Noizy i ka kërkuar Luana Vjollcës t’ia heqë foton nga programi i saj. Ai ka shtuar se moderatorja kërkon të prodhojë sherre mes reperëve, duke i konsideruar si të neveritshme pyetjet që bëhen në emision.
"O Luana Vjollca me fal per shprehjen po me keni ça trapin me kto krahasimet, ma hiq foton nga aty se ngelen tu m’vra. Kete mund ta thoja dhe privat po ajd mo...
Pytjet i beni shume te neveritshme doni vetem sherre me ndodh, se cfar ndodh me rrepistat me vone ste plas b*tha ty, a rrifen a vriten a shahen, ty te intereson emisioni me be fame në tiktok. Hiqe foton time nga aty se s'jam n'gara me klysha", ka shkruar Noizy.
