Nga Shqipëria / E Diel 18 Dhjetor 2022, 14:02

Prince Harry akuzon shtypin britanik: Për fajin tuaj Meghan humbi fëmijën

Në serinë e re të dokumentarit “Harry & Meghan”, Harry ka treguar se Meghan Markle humbi fëmijën për shkak të presionit që mori nga një çështje gjyqësore kundër një tabloidi britanik.

Sipas informacioneve të publikuara nga avokati i çiftit, kur “Mail on Sunday” dhe “MailOnline” kishin publikuar një letër personale të Meghan drejtuar babait të saj, pa pëlqimin e saj, ajo ishte shtatzënë dhe për shkak të stresit ajo humbi fëmijën. Kështu që mëngjesin e parë që u zgjuan në shtëpinë e tyre të re, në Kaliforni, ajo dështoi. rinci Harry pohon: "Unë besoj se gruaja ime e pësoi këtë abort për shkak të shkrimit në gazetë. E pashë nga fillimi në fund. A e dimë me siguri se ky ishte shkaku? Sigurisht që jo. Por nëse mendojmë për mungesën e gjumit dhe kohën e shtatzënisë, mund të them se kjo është për shkak të asaj që ata u përpoqën t’i bënin asaj".