Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Janar 2018, 14:02

Fansi e kërcënon hapur, Enca hakmerret duke e bërë të pendohet për atë që bëri

Shumë nga personazhet e njohur shqiptar shpesh herë kanë pasur problem serioze me fansat e tyre, të cilët shumë herë janë kthyer edhe në ngjarje problematike që shkelin dhe privatësinë e tyre.

Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe këngëtares së njohur Enca, e cila së fundmi është përballur me një nga fansat e saj, i cili dhe e ka kërcënuar.

Ajo ka shpërndarë një foto në rrjetet e saj sociale, ku djali në fjalë i ka shkruar në whatsapp, duke i thënë se nëse i bënë bllok ai do i shpërndaj publikisht numrin e saj privat.

Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares e cila nuk ka reaguar mirë. Ajo ka shpërndarë screenshotin e kësaj bisede dhe u ka bërë thirrje të gjithë fansave që ti bëjnë Spam atij.

“Ky kalama po më kërcënon, si thoni sikur të gjithë ju ti bëni spam, deri sa të mallkojë ditën që ka lindur”ka shkruar Enca mbi foton e shkëputur nga ‘Intv.al’.