Sot është një ditë shumë e veçantë për Mozzikun dhe Loredanën. Vajza e tyre Hana feston 4 vjetorin e lindjes.

Loredana ka publikuar në rrjete sociale një video me momentet më të bukura krah së bijës, duke i dedikuar fjalët më të ndjera. “Gëzuar ditëlindjen fëmija im. Nuk di të qesh apo të qaj, kam një ndjenjë përbrenda që nuk e përshkruaj dot kur përmendet emri yt. Hana jeta ime është shumë e shëmtuar ndonjëherë dhe vetëm ti mund ta bësh të bukur. Ti je arsyeja pse jam e motivuar, ti je e vetmja arsye pse jam e fortë. Zoti ka qenë i mirë me mua kur ti erdhe në këtë botë, çfarë bëra për ta merituar. Mund të mos jem një mama “normale” por Hana ti duhet ta dish që po bëj më të mirën time që të të bëj të lumtur. Bëj më të mirën që të jem mamaja më e mirë në botë. Të dua më shumë se Zoti i dashur. Ti je jeta ime, fryma ime, gjithçka e imja. Nuk mund të jetoj pa ty dhe nuk dua të jetoj pa ty. Të lutem rri me mua përgjithmonë, je gjithçka për mua”, ka shkruar ajo.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër, Mozzik ka publikuar një foto me Hanën e porsalindur teksa shkruar se 4 vite më parë Zoti e ka bërë njeriun më të mirë e më të lumturin.
"Sot 4 vjet m'ke bo njerin ma t'mirë n'botë e ma t'gzushmin n'botë Zot! Faleminderit", ka shkruar reperi.

