Nga Shqipëria / E Diel 18 Dhjetor 2022, 12:12

Olta Gixhari lë Spanjën dhe rikthehet në Shqipëri, nuk do ta besoni ku do ta shohim aktoren

Me datë 24 Dhjetor “Big Brother VIP Albania 2” do të fillojë transmetimin në ekranin e “Top Channel”. Pak ditë më parë u bë e ditur se moderatorja Kiara Tito, modelja Kejvina Kthella, koreografi Albi Nako, Keisi Medini, blogerja Jori Delli, moderatorja Lei Kraja, aktori Gent Hazizi dhe aktorja Eva Aliko do të jenë pjesë e këtij reality show, ndërsa tani është mësuar një emër tjetër.

Bëhet fjalë për aktoren Olta Gixhari. “Panorama Plus” raporton se ajo ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Olta do të rikthehet nga Spanja ku jeton prej vitesh me partnerin dhe me vogëlushin e tyre, Amar.