Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Dhjetor 2022, 23:11

'Thëngjill i mbuluar', Arditi flet i zhgënjyer për Salsanon

I ftuar mbrëmjen e sotme në "Më lër të flas", Ardit Çuni shprehu zhgënjimin e tij për Salsano Rapin. Të dy janë konkurrentë në "Dancing With the Stars" dhe kanë debatuar me njëri-tjetrin në një nga puntatat.

Arditi e konsideroi Salsanon "thëngjill të mbuluar". Këngëtari pretendon se ai ka folur pas krahëve të tij për anën e tij personale.

“Për Salsanon se mendoj që është pak thëngjill i mbuluar. Kur e kam parë në kast emrin isha shumë i kënaqur se e kisha xhan si personazh, por aty më ka dalë e kundërta. Në momentin që unë thash diçka për atë e mori personalisht dhe pastaj u kap me pjesën time personale. U bë një debat dhe më ka ngelur qejfi. Përballë ishte i dashur, fliste fjalë shumë të mira, pastaj pas këngëve kishte thënë ‘kush është Arditi, çfarë këngësh ka bërë’, ishte marrë me pjesën time personale, që nuk besoj se i takon”, tha Arditi.