Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Dhjetor 2022, 12:12

Zbulohet partneri shqiptar i vajzës së Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit

Vajza e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit, Era Saraçi ka qenë disa herë në vëmendje të mediave duke qenë vajza e dy emrave shumë të njohur të ekranit shqiptar.

E vetmja herë ku Era Saraçi ka folur për jetën e saj private, ka qenë kur ka konfirmuar se partneri i saj është shqiptar. Albeu.com ka siguruar një foto të çiftit, në një darkë romantike në New York, por Era është siguruar të mbulojë fytyrën e partnerit.

Kujtojmë që Mira Konçi jeton në New York me fëmijët, ndërsa Saraçi është rikthyer në Shqipëri prej vitesh tashmë.