Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Dhjetor 2022, 12:12

Rita nuk flet me Duan, e motra bën veprimin e papritur

Prej kohësh tashmë thuhet se marrëdhëniet mes këngëtareve shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora nuk janë të mira. Mosmarrëveshjet mes tyre kanë nisur kur në fillimet e saj Dua kishte kërkuar ndihmë nga motra e Ritës, menaxherja Elena, për ta ndihmuar në rrugën drejt muzikës, por në atë kohë ajo nuk ishte treguar e gatshme ta ndihmonte.

Por, duket se vajzat janë pajtuar. Ka qenë vetë Elena, ajo që ka publikuar një fotografi me Dua Lipën, duke u shprehur krenare.

“Mbretëresha ime e bukur shqiptare, krenare me ne, ne e drejtojmë botën”, ka shkruar Elena Ora. Madje, ajo edhe i ka bërë follow Duas në Instagram. Ndërsa Dua nuk i ka bërë follow e as nuk e ka ripostuar fotografinë e Elenës.