Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Janar 2018, 13:01

Elhaida Dani bën ndryshimin drastik në pamje, nuk keni për ta njohur

Elhida Dani është një nga këngëtaret me vokalin më të bukur të muzikës shqiptare. Ajo prej kohësh ka qenë një artiste që na ka bërë krenar në të gjithë botën, si fillim për pjesëmarrjen e saj në ‘The voice of Italia’ dhe më pas përfaqësimin dinjitoz që ajo bëri në Eurovizion për vendin tonë.

Por ne jemi mësuar që Elhaidën ta shikojmë gjithmonë  me flokët e saj brun dhe tipare të errëta. Së fundmi këngëtarja ka bërë një ndryshim drastik në pamjen  e saj dhe të shumtë kanë qenë ata që nuk e kanë njohur.

Në një foto të postuar shfaqet me flokë biond dhe të themi të drejtën kjo ngjyrë ja nxjerr më në pah tiparet e saj. Komentet nga ndjekësit kanë qenë të shumta dhe mjaft pozititve, ku të gjithë e kanë komplimentuar për këtë ndryshim.

 

Blonde series...

A post shared by Elhaida Dani (@elhaidadani93) on