Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Janar 2018, 13:01

Në pritje të fëmijës së dytë, Ami shfaqet më në fund me barkun e rrumbullakosur

Prezantuesja Ami dhe Ermal Mamaqi, kanë lajmëruar para disa kohësh që familja e tyre po rrite dhe se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Edhe pse tashmë Ami është disa muajsh shtatzënë, ajo deri më tani nuk kishte postuar asnjë foto ku të shfaqte barkun e saj.

Por së fundmi moderatorja dhe sipërmarrësja së bashku me Ermalin dhe djalin e tyre Joel, kanë nisur pushimet dimërore të shoqëruar nga stafi i emisionit ‘Lufta e Nuseve’.

Në një foto që një nga pjesëtarët e stafit kishte postuar, shfaqësh Ami me barkun e rrumbullakosur dhe shumë e lumtur.

Moderatorja është fotografuar pa grim dhe mund të themi që nuri i shtatzënisë i shkon jashtëzakonisht shumë.