Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Janar 2018, 12:12

Emina Çunmulaj i bënë një pyetje partnerit, ai konfirmon se ky veprim i saj mund ti çojë drejt divorcit

Emina Çunmulaj është një nga modelet që shpesh ka qenë në vëmendje të mediave për shkak të jetës së saj luksoze me bashkëshortin Sam Nazarjan. Ajo para disa kohësh madje lajmëroi se janë në pritje të fëmijës së dytë por ende nuk e kanë zbuluar gjininë e fëmijës dhe nuk dihet nëse vajza e tyre Ela do të bëhet me vëlla ose motër.

Së fundmi modelja ka zbuluar nëpërmjet një postimi që ky veprim i saj mund ta çojë atë drejt divorcit. Ajo ka postuar disa mesazhe ku pyet bashkëshortin e saj në qoftë se do e divorconte nëse ajo do i priste flokët shkurt.

Përgjigja e tij ka qenë e prerë ‘Po’ duke nënkuptuar se flokët e gjatë i shkojnë shumë Eminës dhe ai i ka shumë qejf. Më pas Emina ka këmbëngulur duke i çuar një tjetër foto ku ka shkruar  “Duke u munduar të bind bashkëshortin, nuk po shkon aq mirë”.