Nga Shqipëria / E Premte 16 Dhjetor 2022, 14:02

Tonin Vocaj merr zyrtarisht postin e Drejtorit të Policisë Tiranë

Tonin Vocaj ka marrë sot zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Policisë Tiranë. Tonin Vocaj zëvendësoi Lorenc Paganikën. Ky i fundit pritet të transferohet pranë Akademisë së Sigurisë. Emri më i përfolur për të zënë vendin e Tonin Vocajt si zëvendës të Muhamet Rrumbullakut është Sokol Bizhga, deri para pak muajsh në detyrë si drejtues i Operacionale.

Po ashtu, ndryshime pritet të ketë edhe në disa drejtori të tjera qarqesh, përfshirë Vlorën, Fierin apo Shkodrën. Nga Instituti i Policisë Shkencore, ku qëndron prej pak vitesh, Niko Brahimaj pritet të zëvendësoj Alfred Çepen në Fier.

Burimi: Abc News