Nga Shqipëria / E Premte 16 Dhjetor 2022, 13:01

Getinjo u puth me Vivien në buzë, reagon Mozzik

Vivien dhe Getinjo shkëmbyen puthjen e parë në buzë brenda shtëpisë së "Big Brother VIP Kosova". Afrimiteti i dyshes ishte vënë re që në fillim e ata nuk humbën më kohë.

Ky moment është bërë viral në rrjete sociale, ndërsa së fundmi ka reaguar dhe Mozzik. Ai ka publikuar një foto ku Getinjo dhe Vivien shfaqen duke u puthur.

"Mirëmëngjesi botë", ka shkruar reperi krahas fotos duke lënë të kuptohet se e aprovon romancën e re të të vëllait.