Nga Shqipëria / E Premte 16 Dhjetor 2022, 10:10

Monstruoze/ Babai vret me thikë katër fëmijët e mitur për t'u hakmarrë ndaj gruas

Një ngjarje monstruoze ka ndodhur së fundmi në Brazil ku një baba ka vrarë katër fëmijët e tij me jastëk dhe me thikë për t'u hakmarrë ndaj nënës së tyre pasi ajo e la atë. 

Trupat e viktimave, 3, 6, 8 dhe 11 vjeç, janë gjetur të pajetë në shtëpinë e tij nga familjarët. David da Silva Lemos, 28 vjec, e ka pranuar krimin para policisë dhe ka treguar se u kishte dhënë fëmijëve “çaj” për t’i qetësuar, para se t’i mbyste me jastëk dhe t’i godiste me thikë për vdekje.

Burimi: Daily Mail