Vajzat janë çmendur pas një krimineli muskuloz dhe bukurosh, foto e të cilit është publikuar nga policia e Humberside, Angli për vepra të lidhura me drogën.
Rimmer është boksier me origjinë nga zona Ashton-Under-Lyne e Mançesterit. Policia ka publikuar foton e tij dhe njerëzit komentojnë pamjen e jo të kaluarën e tij kriminale apo se ku mund të ndodhet.

Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe komente sidomos nga vajzat.

36-vjeçari është me trup muskulor me tatuazhe në krah dhe ka mjekër. Ai është burgosur më parë në vitin 2013 për një sherr me thikë me ish-lojtarin e Manchester United, Ronnie Wallwork.
