Stresi është një nga reperat që shpesh herë e ka treguar se është shumë rebel dhe asnjëherë nuk i përmbahet rregullave, e për këtë arsye ai njihet dhe si një’bad boy’ që ka qenë shpesh në krye të vëmendjes për problemet e shumta që ka pasur me policin dhe sherret e ndryshme.

Por edhe pse ai është një ‘djalë i keq’ kjo gjë nuk e pengon që të pëlqej telenovelat turke, ashtu siç shumica e shqiptarëve bëjnë.

Ai së fundmi nëpërmjet një postimi në isnta story, na ka treguar që darkat i kalon në shtëpi, duke parë telenovelën e tij të preferuar ‘Sulltanesha Kosem’.

Në video shfaqet një nga pjesët e serialit dhe përmbi të ai ka shkruar thjesht ‘Kosem’, duke na treguar që ashtu si për shumë shqiptar edhe për Stresi,n kjo telenovelë është e parapëlqyera.




