Nga Shqipëria / E Enjte 15 Dhjetor 2022, 17:05

Astrologe Meri tha se Elhaida fiton DWTS, reagon Megi Pojani: Eja me këmbë në tokë

Pak ditë më parë e ftuar në "Wake up" strologia Meri Shehu, bëri një parashikim se kush mund ta fitojë "Dancing with the stars". 

"Do të kemi më shumë favorizim të Luanëve. Elhaida ka bërë më shumë emër dhe ka kërcyer në evenimente të mëdha", u shpreh Meri duke na lënë të kuptojmë se ndoshta Elhaida Dani do të jetë fituesja. 

E pyetur për këtë parashikim nga Meri, Megi Pojani e ftuar në "Goca dhe gra", tha se nuk e beson aspak.

"Po mua më kanë thënë astrologët që do e kem burrin multimiliarder, por s'ka ndodhur. Kështu që Meri eja me këmbë në tokë vajzë", tha Megi.