Nga Shqipëria / E Martë 9 Janar 2018, 19:07

Armando Sadiku i jep fund beqarisë, fejohet me fansen e tij

Një nga lojtarët  e kombëtares shqiptare më të pëlqyer nga gjinia femërore është edhe Armando Sadiku, i cili shpesh herë ka qenë pjesë e lajmeve rozë për shkak të lidhjeve të tij të ndryshme me femra të njohura të showbizzit.

Por mesa duket kemi një lajm të keq për fanset e tij, pasi Sadiku i ka dhënë fund beqarisë dhe nuk është fejuar me asnjë vajzë të famshme, por as më pak e as më shumë se me fansen e tij.

Sipas ‘infoelbasan.al’, vajza quhet Elona, është në profesionin dentist dhe jeton në Gjermani. Njohja mes tyre ka nisur nga Facebook ku Elona si tifoze e flaktë e Sadikut i ka shkruar atij shpeshherë derisa kanë nisur të komunikojnë.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe babai i tij, i cili u shpreh se fejesa ndodhi në 30 dhjetor dhe ishte një fejesë private mes familjes së çiftit.