Vivien dhe Getinjo kanë shfaqur shumë afrimitet me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së "Big Brother VIP". Së fundmi në rrjet është bërë virale një video ku Vivien ndodhet në kuzhinë dhe Getinjo shkon dhe i jep një puthje e cila me aq sa shihet duket si puthje në buzë.

Videoja e këtij momenti është shpërndarë kudo. Mos vallë dyshja janë çifti i parë në këtë format?

Kujtojmë se Vivien u tregua e afërt dhe me Andin në fillim, madje ajo qau kur konkurrenti u largua nga shtëpia (më vonë u rikthye sërish sepse ishte e gjitha një lojë).
