Nga Shqipëria / E Enjte 15 Dhjetor 2022, 11:11

Grushti ndaj Sali Berishës, reagon për herë të parë Armina Mevlani: Ishte e organizuar

Pak para se të niste protesta e opozitës me datë 6 Dhjetor kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u sulmua me grusht në fytyrë nga Gert Shehu. Së fundmi, bashkëshortja e djalit të tij, Armina Mevlani ka folur për herë të parë në lidhje me këtë incident.

Gjatë emisionit "Goca dhe Gra" ajo është shprehur se si familje nuk e kanë përjetuar aspak mirë sepse shqetësohen për shëndetin dhe sigurinë e tij. Sipas saj, ngjarja ka qenë e organizuar.

“Sigurisht që nuk e kemi përjetuar mirë sepse imagjino, kjo shkon përtej politikës. Përveç sulmit fizik që do më vinte keq për çdo politikan që të përballej në atë formë. Nuk po goditet vetëm një politikan, po goditen të gjithë njerëzit që kishin dalë aty. Ne si familje shqetësohemi për sigurinë e tij dhe për shëndetin e tij dhe e përjetojmë ndryshe, prandaj nuk kam shkruar asgjë. Jam 100% e bindur se kjo ka qenë e organizuar se nuk del dikush për qejf për të goditur dikë”, ka thënë Armina.