Nga Shqipëria / E Enjte 15 Dhjetor 2022, 11:11

U puth me balerinën në buzë, Megi Pojani tregon si reaguan prindërit e saj

Megi Pojani ishte së fundmi e ftuar në “Goca dhe Gra” ku foli për eksperiencën e saj në “Dancing With the Stars”. Ajo u pyet nga moderatoret se si reaguan prindërit e saj kur shkëmbeu një puthje skenike me balerinën Lori Bala.

Megi tha se i ati i saj e kupton artin prandaj nuk i ka thënë asgjë.

"Babi im… po flas për babin sepse për ne gjithmonë ka qenë figura më autoritare, e kemi pasur shumë frikë, po të më fliste babi e kisha lotin gati, sepse kishte prezencë në shtëpi…Por një gjë ai e thoshte gjithmonë: ju e keni babin artist, unë i kuptoj të gjitha", u shpreh aktorja.